Pavarësisht nëse jeni të lumtur me punën aktuale, nuk duhet që asnjëherë ta ndalni përgatitjen për të kërkuar punë nëse ndodhë diçka.
7 Gjëra që mund t’i bëni që puna e ardhshme të jetë më e suksesshme?
Janë disa gjëra në dukje të thjeshta, por të jashtëzakonshme në ndikimin që ato kanë për të gjetur punë më lehtë.
Sinjalizoni arritjet tuaja
Bëjeni zakon që t’i shkruani arritjet tuaja dhe çdo përgjegjësi që ju shtohet në listën e detyrave në punë. Mbledhja e tyre mund të jetë e vështirë, për shkak se ndonjëherë nuk mund të mbahen mend detajet e përditshme.
Këshillë: Bëjeni më të lehtë këtë pjesë, duke përdorur fletore, ose duke mbajtur shënime në telefon apo mjet tjetër, duke krijuar kështu një listë për të gjitha këto.
Mësoni aftësi të reja
A ka ndonjë mundësi për të mësuar një program apo sistem të ri? Apo të trajnoheni që të jeni menaxher i mirë? Përfitoni nga këto momente si dhe nga projektet që do të ndihmojnë në zhvillimin dhe zgjerimin e aftësive tuaja të buta ose të forta. Shihni gjithashtu nëse kompania juaj ofron trajnime, mbulon shpenzimet e tyre! Rritja e aftësive tuaja është një mënyrë e dobishme për ta krijuar CV-në tuaj dhe do të përmirësojë mundësitë tuaja për t’u punësuar.
Vëmendje: Për punësimin e menaxherëve, një kandidat që tregon iniciativë për të mësuar gjëra të reja dhe ai që nuk kërkon shumë trajnim, është mjaft tërheqës.
Zgjeroni rrjetin tuaj
Merreni zyrën apo kompaninë tuaj si një vend për rrjetëzim! Puna me të njëjtët njerëz ju jep mundësi për të treguar se kush jeni ju si punëtor. Përfitoni nga këto mundësi për t’u lidhur dhe gjithashtu kërkoni mënyra për të bashkëvepruar me njerëz jashtë departamentit tuaj!
Ndërtoni lidhje të mirë me menaxherin tuaj
Nëse është një person me të cilin dëshironi të kuptoheni deri në shkallën më të lartë ai është mbikëqyrësi juaj i drejtpërdrejtë. Bëni gjithçka që të jeni në gjendje të rreshtoheni dhe të keni një marrëdhënie të fortë, pozitive dhe produktive! Një menaxher i mirë do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja, duke ju rekomanduar për projekte interesante, të cilat janë thesar në CV-në tuaj, deri te avokimi për t’ju promovuar.
Lidhu në rrjete sociale
Derisa jeni duke ndërtuar lidhje në jetën jashtë, lidhuni me ata njerëz edhe në LinkedIn! Këtë mund ta bëni që në momentin kur i njihni nuk është e nevojshme të prisni deri në momentin kur jeni në kërkim të punës tjetër. Kështu që do të jeni më i njohur tek ata.
Bëni punën mirë
T’i qaseni seriozisht punës aktuale dhe kryerja e punëve me entuziazmin më të madh do t’ju bëj të dukshëm në kompani. Plus që përfshirja me pasion në punë do t’ju bëj që të keni më shumë ngjarje për t’i ndarë gjatë intervistave të punës.
Sigurohuni që njerëzit ta kuptojnë kur i përfundoni gjërat
Kjo është pika më e vështirë, sepse askush nuk dëshiron të flas gjatë gjithë kohës duke u mburrur për punët që i ka përfunduar. Por, gjithashtu nuk duhet të jeni aq modest sa askush të mos i i njohë veprat tuaja.
Si bëhet kjo? Ndani detaje me menaxherin dhe mbajeni të njoftuar me anët të emailit, apo jepni ide gjatë takimeve!