E vërteta është se goditjet në tru dhe simptomat e ngjashme me të mund të ndodhin në çdo moshë.
Fakti që dikush i ri në moshë mund të përjetojë diçka të tillë është tronditës sepse goditjet në tru ndodhin më shpesh tek individët në moshë.
Mirëpo realiteti është se 15% e goditjeve prekin ata midis moshës 18 dhe 55 vjeç dhe këto raste mund të jenë në rritje.
AgroWeb.org ju njeh më shkaqet, simptomat dhe disa këshilla për parandalimin e goditjes në tru.
Çfarë është një goditje në tru?
Goditja në tru ndodh kur ka një ndërprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut për shkak të një dëmtimi.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të goditjes në tru: goditjet ishemike dhe hemorragjia celebrale.
Goditja ishemike është lloji më i zakonshëm i goditjes në tru që ndodh kur gjaku i mpiksur bllokon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru.
Bllokimi ndodh kur një arterie ngushtohet së tepërmi dhe gjaku nuk mund të rrjedhë lirshëm nëpër të.
Lloji i dytë është hemorragjia celebrale dhe është më pak të zakonshme.
Ekzistojnë gjithashtu edhe dy lloje të hemorragjisë celebrale.
Hemorragjia intracerebrale që ndodh kur një arterie në tru shpërthen dhe hemorragjia subaraknoidale, kur gjakderdhja ndodh rreth sipërfaqes së trurit.
Gjaku që rrjedh mund të ushtrojë presion mbi qelizat e trurit, gjë që mund t’i dëmtojë ato.
Në të gjitha rastet shkaqet kryesore janë konsumi i duhanit, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kolesteroli i lartë, diabeti dhe alkooli.
Ekziston edhe ajo që njihet si goditje ishemie kalimtare ose e lehtë, që ndodh kur furnizimi me gjak në tru ndërpritet përkohësisht.
Megjithëse simptomat e goditjes ishemike kalimtare imitojnë goditjet akute, mjekët thonë se të gjitha shenjat duhet të merren seriozisht dhe të vlerësohen nga një mjek profesionist. Kjo sepse një goditje e lehtë ishemie mund të jetë një shenjë paralajmëruese për një goditje më serioze në të ardhmen.
Si të identifikoni simptomat?
Të jesh në gjendje të identifikosh herët një goditje ose simptoma të ngjashme me të mund të shmangë çdo dëmtim të trurit.
Kjo është arsyeja pse ekspertët i nxisin njerëzit të mbajnë mend këto simptoma:
- Vështirësi për të qëndruar në këmbë
- Vështirësi në shikim
- Mpirje në njërën anë të fytyrës
- Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit
- Vështirësi në të folur
Këshilla për parandalimin e goditjes
Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për shëndetin e trurit tuaj është sigurisht të ushqeheni shëndetshëm.
Reduktoni ushqimet me shumë kripë dhe ushqimet e përpunuara.
Konsumoni më tepër fruta, perime dhe proteina.
Këshillohet kontrolli i vazhdueshëm, sidomos nëse keni raste të ngjashme në familje, i presionit të gjakut, sheqerit dhe kolesterolit.
Hiqni dorë nga aklooli dhe duhani, dy vrasës të ngadaltë të shëndetit./AgroWeb.org