Ndër ndjenjat e fajit që zakonisht ndjeni çdo ditë, së bashku me mos ngrënien e mjaftueshme të frutave dhe perimeve, dhe mos kursimin e parave është edhe mos ushtrimi, ose aktiviteti i ulët fizik.
Laura Parson, një specialiste e mirëqenies dhe trajnere personale, ka dëgjuar shumë justifikime se pse njërëzit nuk ushtrojnë, dhe më e zakonshmja është se “Nuk kanë kohë.”
Duke e gjetur edhe veten në situatë të njëjtë, edhe pse punonte në një gym, duke u marrë me punë administrative e gjente veten duke mos pasur kohë të ushtrojë, transmeton Klankosova.tv.
Kështu që Laura filloi së pari një eksperiment me veten, duke i bërë 3 ushtrime, 2 herë në javë, për më pak se 10 minuta.
Ajo që Laura zbuloi ishte se brenda një muaji, fitoi më shumë forcë dhe ndihej më mirë.
Ajo që tani Laura propozon është të gjejmë 4 minuta në ditë, për të bërë ushtrime të ndryshme.
Nuk do të thotë që të jenë 4 minuta bllok, mund të jenë nga 1 minutë në periudha të ndryshme gjatë ditës.
Laura këtë e quan snacking në ushtrime, snacking do të thotë ushqimet që hamë mes ditës, të shpejta, të njëjtën metodë Laura e sheh për ushtrime.