Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit.
Gjithsesi për shumë njerëz mbeten një shqetësim që ndikon jetën e përditshme. Sëmundje si artriti, dhimbja e shpinës apo pjesë të tjera të trupit janë shumë të përhapura dhe ndikojnë në jetën e përditshme.
Si gjithnjë ushqimet dhe stili i jetesës janë zgjidhja më e mirë për të përballuar çdo shqetësim të organizmit.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë disa prej këtyre mënyrave të cilat do ju ndihmojnë të forconi kockat tuaja në mënyrë natyrale.
Hani perime
Frutat dhe perimet janë nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi.
Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj rrit dendësinë minerale të kockave.
Qepa në veçanti, zvogëlon rrezikun e frakturave në 20%, kundrejt personave që nuk konsumojnë kurrë qepë.
Kale, brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu një ndihmë e madhe për kockat, pasi ato përmbajnë vitaminë K.
Më shumë kalium
Kaliumi është miku më i mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja.
Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme.
Bananet janë veçanërisht të pasura me kalium, si dhe magnez, prandaj bëjini pjesë të dietës tuaj të përditëshme.
Më pak alkool dhe kafeinë
Nisja e ditës pa kafeinë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja duhet të hiqni nga kjo substancë.
Studimet tregojnë se pirja e tre ose më shumë flixhanëve me kafe në ditë zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi, gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja.
Alkooli bën gjithashtu të njëjtën gjë për organizmin tuaj prandaj provoni të konsumoni ndonjë çaj bimor ose më shumë lëng frutash.
Merruni me aktivitet fizik
Ushtrimet fizike janë kryesore për të ndërtuar kocka të forta.
Vrapi, ecja apo sportet në përgjithësi që përfshijnë stërvitje rezistente siç janë palestra apo ushtrime ditore mund të jenë një alternativë e mirë.
Merrni Vitaminë D
Vitamina D funksionon paralelisht me kalciumin për zhvillimin e kockave dhe kur këto të dyja mungojnë mund t’i bëjë më shumë dëm sesa mirë shëndetit tuaj.
Një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar mungesën tuaj të vitaminës D është të bëni një shëtitje në diell. Jo vetëm që do të stërviteni, por do të merrni edhe rreze.
Pini qumësht
Këshilla e përhershme, konsumoni qumësht për të përfituar më shumë kalium.
Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit që është një nga përbërësit kryesorë në ndërtimin e kockave më të forta.
Alternativat e qumështit të pasur me kalcium që variojnë nga qumështi i bajameve deri tek ai normali që konsumoni çdo ditë.
Ushqime të tjera të pasura me kalcium janë djathi me pak yndyrë, kosi natyral, sardelet, salmoni dhe bajamet./AgroWeb.org