UBT News

Si të bini në peshë pa “humbur” linjat e dëshiruara?

Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, është mirë të rregulloni dietën tuaj. Ajo që ndodh më së shumti është se format trupore humbasin me rënien në peshë dhe kjo vërehet në pjesën e gjoksit dhe të pasmeve te femrat. Fakti është se shumë gra përpiqen të ngushtojnë belin dhe të mbajnë strukturën femërore.

Për të arritur këtë rezultat, gabimi i parë që duhet të shmangni është dieta e papritur, e shpejtë dhe drastike. Kjo nuk është e shëndetshme për asnjë grua dhe nuk rekomandohet nga asnjë mjek pasi uria e trupit dobëson imunitetin dhe ndikon negativisht në procese të tjera në trup siç është metabolizmi.

Gjithashtu nuk mjafton të mbani një dietë dhe të bëni stërvitje. Për të humbur peshë, zakonisht praktikohet një stërvitje e moderuar dhe më e lehtë për të djegur kalori. Megjithatë, për të ruajtur linjat dhe për të përmirësuar pamjen e gjoksit dhe të pasmeve, është e nevojshme të intensifikohen ushtrimet e synuara.
Ideja është të forcohen ushtrimet për muskujt e kraharorit, kryesisht duke përdorur pesha, si dhe për gluteusin – aleatët kryesorë janë squats dhe hapa. Sa i përket të ushqyerit, kushtojini më së shumti vëmendje proteinave – hani ushqime me proteina dhe me shumë yndyrë.

Gjithashtu, nuk këshillohet eliminimi i plotë i karbohidrateve, por vetëm sheqernave të rafinuara, ndërkohë që karbohidratet e shëndetshme janë të dëshirueshme dhe aleatë të shëndetit të mirë dhe sistemit tretës. /abcnews.al

Exit mobile version