Qepët janë ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore.
Qepët njihen si antibiotikë të fortë natyralë, sepse janë të pasur me sulfur.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, falë kësaj substance dhe jo vetëm, qepët kanë aftësinë të eliminojnë radikalet e lira dhe të luftojnë shumë sëmundje kronike.
Qepët përdoren gjërësisht edhe kundër kollës, të ftohurës, bronshitit, infeksioneve dhe për forcimin e imunitetit.
Përfitimet dhe përdorimet më efikase të qepëve
Bllokimi i kraharorit
Prijeni qepën dhe shtypeni duke e përzier me vaj ulliri aq sa të formohet një pastë e trashë.
Me të, fërkoni kraharorin dhe më pas mbulojeni me një peshqir.
Aroma e lëshuar nga qepa do të zhbllokojë kraharorin nga sekrecionet.
Kolla
Qërojeni qepën dhe ndajeni në dy pjesë të barabarta. Në secilën gjysmë hidhni një lugë çaji me sheqer kaf.
Mbulojini dhe lërini të qëndrojnë për disa orë.
Më pas ju mund të hani qepën e karamelizuar dy herë në ditë.
Ajo do të zbusë kollën, luftojë inflamacionin dhe pastrojë organizmin.
Kundër pickimit të insekteve
Qepa përdoret me efikasitet kundër pickimit të insekteve dhe kundër inflamacionit.
Mjafton të përdorni lëng të freskët qepe në zonën e pickuar të lëkurës për të shuar irritimin.
Të vjellat
Grijeni qepën në në një rende dhe më pas copat e imëta futini në një napë.
Shtrydheni atë që të përfitoni lëngun. Nga ana tjetër, përgatisni çaj nenexhiku.
Çdo ditë konsumoni dy lugë çaji me lëng qepe dhe pas 5 minutash 2 lugë çaji me çaj nenexhiku.
Këtë kurë duhet ta përsërisni deri sa të vjellat të jenë larguar.
Të djegurat e lehta
Aplikimi i lëngut të qepës në lëkurë ndihmon kundër të djegurave të lehta dhe atyre nga dielli.
Ky lëng gjithashtu parandalon çdo infeksion të mundshëm.
Fyti
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëkurat e qepëve mund t’i zieni dhe me lëngun e tyre të bëni gargarë për të qetësuar acarimin e fytit.
Rënia e flokëve
Zieni një qepë dhe me ujin e saj shpëlani flokët përpara se t’i lani me shampoo.
Një gjë e tillë do të parandalojë rënien e flokëve, eliminojë zbokthin dhe rrisë flokët.
Pastrimi i ajrit
Prijeni qepën në copa dhe shërndajini ato në disa zona të shtëpisë.
Copat e qepës do të përthithin toksinat e ajrit dhe do e pastrojë atë./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.