UBT News

Si ta pastroni trupin nga toksinat?

Detox fruit infused water. Refreshing summer homemade cocktail, selective focus.

Që të keni një trup të shëndetshëm ju duhet t’i kushtoni rëndësi shumë të madhe ushqimit tuaj. Por jo vetëm një ushqim i mirë mund të sjellë një jetë të shëndetshme. Kjo pasi juve iu nevojiten dhe shumë mënyra të tjera për të mbajtur trupin tuaj të pastër e për të larguar toksinat nga trupi.

Hapi i parë që duhet të bëni është që të konsumoni sa më shumë ujë, por jo të gjithë janë në gjendjen ta pinë atë ashtu siç është pa i shtuar disa përbërës.

Mënyra më efektive për detoksin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.

Limoni: Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Menta: Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Kastraveci: Kastraveci njiht për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin. Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Xhinxheri: Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen. Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.

Exit mobile version