UBT News

Si ta negocioni pagën e parë kur nuk keni ende përvojë pune?

Vetëm një numër i vogël i personave që sapo kanë diplomuar janë të gatshëm që ta negociojnë pagën e tyre. Sipas CNBC, punëdhënësit thonë që ata në shumicën e rasteve kanë aq hapësirë për ta rritur ofertën e tyre të parë të pagës 5 deri në 10 për qind.

Mirëpo edhe ata të cilët sapo janë diplomuar, apo ata që nuk kanë pasur më parë ndonjë përvojë pune, duhet ta kërkojnë me besim të plotë pagën të cilën e meritojnë. Sepse në fund të fundit, ata nuk e rrezikojnë ofertën e punës, nëse e negociojnë pagën e tyre.

Hulumtoni

Përveç përdorimit të faqeve për të mësuar më shumë rreth pagës mesatare në industri të ndryshme (p.sh., Rroga.com), është mirë që të pyeten edhe miqtë, mentorët dhe kolegët e tyre si burime për përcaktimin e pagës.

Sigurisht që nuk mund t’i pyesni të tjerët se sa është paga e tyre, mirëpo pyetja duhet të jetë më e përgjithshme, për shembull, “Sa është paga për pozitën e agjentit të shitjes?”. Pasi të keni marrë mendime të ndryshme rreth vlerave për pozitën në të cilën po aplikoni, atëherë merreni mesin e të gjitha vlerave të përmendura!

Shikoni përtej pagës

Nuk mjafton të jeni të përqendruar vetëm në shifrën e pagës që iu ofrohet. Punonjësit të cilët kanë përvojë të punës e dinë se sa të rëndësishme janë disa përfitime të tjera si kursimet e pensionit, koha dhe përfitime të tjera që ofrohen.

Mos i nënvlerësoni përvojat tuaja të së kaluarës

Asnjë punonjës nuk pret që dikush i cili sapo ka dalë nga universiteti, të ketë shumë vite përvojë pune profesionale. Ata janë në kërkim të punonjësve të cilët kanë një numër të aftësive dhe njohurive. Për këtë është e rëndësishme që të këta kandidatë të mos e nënvlerësojnë veten dhe atë që kanë bërë më parë.

Nëse keni bërë praktikë ose keni përvojë në punë vullnetare, atëherë duhet patjetër t’i përmendni ato. Në çdo dokument të aplikimit dhe në intervistë jini sa më specifikë rreth aftësive që i keni përfituar nga këto përvoja!

Mos e merrni si personale

Përpara takimit me intervistuesit sugjerohet që ta praktikoni qasje tuaj përpara pasqyrës, ose me ndonjë mik apo familjarë në mënyrë që të jeni më të pajisur me bisedën. Gjatë bisedës mos u përqendroni në shqetësimet financiare që keni, në vend të kësaj do të jetë më mira ta bëni atë në aspektet profesionale që ju bëjnë të vleni për pagën që kërkoni!

Kur shkoni në një kompani, ngritja dhe shpërblimi bazohen në atë që negocioni, kështu që fillimi është shumë i rëndësishëm. Mund të mos i keni pesë vjet përvojë pune, por mund të keni shumëçka që mund t’i sillni kompanisë.

Exit mobile version