UBT News

Si ta ndalni të ngrënët nga stresi? Ndryshoni këtë zakon!

A e gjeni veten duke ngrënë nga nervoza dhe stresi? Këtë zakon mund ta ndërprisni me këto këshilla për ushqim të shëndetshëm.

Ju ndodh që pas një dite stresuese të keni dëshirë për çokollatë? Apo të “sulmoni” një qese me çips?

Nuk jeni të vetmit! Ngjarjet stresuese aktivizojnë reagime në trup që lidhin metabolizmin me ndjenjën e shpërblimit dhe ngushëllimit.

I pari që “dëmtohet” është beli, apo jo? Stresi kronik zgjon oreksin dhe çon në të ngrënë emocional. Këtu ka arsye si psikologjike, ashtu dhe fiziologjike. Kur niveli i kortizolit, hormonit të stresit, është i lartë për një kohë të gjatë, sjell oreks të shtuar, rritje të peshës trupore dhe grumbullim të yndyrës në shtresa.

Hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë Johns Hopkins konfirmojnë se rreziku më i madh për të ngrënë është pasdite dhe në mbrëmje.

Prandaj është me rëndësi që ata që janë të prirë ndaj zakonit, të kenë të planifikuar e përgatitur vakt të lehtë, të përbërë nga ushqime të shëndetshme.

Përndryshe, tundimi do t’ju çojë te ushqimet “e shpejta”. Nëse jeni adhurues të të ëmblave, kombinoni një mollë me fruta të thata, gjë që do t’ju ngopë dhe do t’ju sigurojë lëndët ushqyese të nevojshme. Nëse preferoni të kripurat, sigurohuni që gjithmonë të keni humus dhe biskota të kripura, si dhe vezë të ziera fort.

Kur hani, lini anash gjithçka tjetër. Mos u merrni me televizor apo lexime në telefon. Përqendrohuni vetëm tek ushqimi dhe hani ngadalë.

Kontrolloni porcionet tuaja. Asnjëherë mos nxirrni një tas të mbushur me arra në tavolinë. Ndani vetëm porcionin ditor, pjesën tjetër ruani në vend të freskët.

Exit mobile version