Asgjë nuk ndikon në moralin e punonjësve më shumë se vazhdimësia e negativitetit në punë. Kjo degradon energjinë e kompanisë suaj dhe shmang vëmendjen kritike nga puna dhe performanca.
Si menaxher i burimeve njerëzore, ju jeni ngushtësisht në kontakt me punonjësit e të gjithë kompanisë. Kjo ju mundëson për të krijuar dhe vënë veshin tek sinjalet e paralajmërimit të hershëm. Ju merrni ankesa nga punonjësit tuaj, bëni intervistat e daljes nga puna dhe e dini reputacionin e kompanisë në komunitetin tuaj.
Ju keni shikuar diskutimet e punonjësve tuaj nëpërmjet internetit, keni përfunduar menaxhimin e vlerësimit për punonjësit në shkallë 360 gradë, si dhe vlerësimin për trajnerët tuaj në organizatë. Ky proces ju ndihmon që të mësoni të identifikoni simptomat negative para dëmit moral-goditës në vendin e punës. Ai gjithashtu do të ndihmojë në parandalimin dhe shërimin e negativitetit në vendin e punës.
Negativiteti është një problem në rritje në vendet e punës. Në një artikull përmbledhës, autori Gary Topchik thekson se negativiteti është shpesh rezultat i humbjes së besimit, kontrollit ose komunitetit. Hapi i parë në zgjidhje është të identifikohen njerëzit që mund të jenë pjesë e negativitetit.
Kur negativitetet kanë filluar në organizatë, duke folur me punonjës do t’ju ndihmojë të kuptoni problemin e saktë dhe shkallën në të cilën ndikojnë problemet e punës suaj. Në këtë mënyrë, identifikohet dhe grupi i saktë i punonjësve të cilët janë duke përjetuar negativitet dhe natyra e çështjeve që ka shkaktuar pakënaqësinë e tyre.
Ndoshta organizata mori një vendim që ndikoi negativisht tek stafi. Ndoshta menaxheri ekzekutiv zhvilloi një takim me stafin ku injoroi për t’iu përgjigjur pyetjeve shumë të rëndësishme. Ndoshta anëtarë të stafit ndjehen të pasigurt, sepse ekziston shqetësim rreth humbjes së një linje produktesh. Njerëzit mund të mendojnë se ata i japin organizatës më shumë se ata marrin në kthim. Ata mund të mendojnë se një bashkëpunëtorë ishte keqtrajtuar, apo i ishte refuzuar një promovim i merituar.
Si do që të jetë shkaku i negativitetit në punë, duhet adresuar si çështje. Nëse kjo kthehet në një çështje të fjetur, rrezikon të valojë në sipërfaqe, dhe kthehet në një flluskë e cila mund të shkaktojë dëme humane dhe kapitale të pakontrolluara.