Buka ka një jetë relativisht të shkurtër të ruajtjes. Buka e bërë në shtëpi zgjat vetëm tre deri në katër ditë dhe buka e blerë në dyqan zgjat rreth një javë, edhe pse nuk është më aq e butë/e freskët apo e ngrohtë sa në ditët e para.
Por sipas një prodhueseje të bukës, Emilie Raffa, mënyra se si e ruani bukën bën një ndryshim të madh përsa i përket asaj se sa kohë ruhet cilësia.
Sipas saj, mbajtja e freskët vjen nga shmangia e tre gjërave: Nxehtësia, lagështia e tepërt dhe ajri. Kjo do të parandalojë që buka e freskët të mos bëhet e mykur. Raffa sugjeron të mos e mbani pranë një vendi që është ngjitur me sobën ose frigoriferin.
Sipas Emilie, mënyra më e mirë për ta ruajtur është në një qese letre ose plastike, por lirshëm, në temperaturë dhome. Një qese e mbyllur tërësisht do bllokojë lagështinë e nevojshme, duke lejuar që myku të rritet shpejt.
Raffa gjithashtu thotë se lloje të ndryshme të bukës kanë jetëgjatësi të ndryshme.
Ajo shton se edhe buka e ndenjur mund të shfrytëzohet për shumë ide recetash, prandaj mos hidhni asgjë që keni mundësi ta shfrytëzoni.