Trupi ka nevojë për vitaminën D për të mbajtur kockat të forta dhe të shëndetshme.
Vitamina ndihmon në përthithjen e kalciumit, luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, redukton rreziqet e inflamacionit.
Kur vitamina D mungon, trupi jep disa sinjale të dukshme:
Djersit më shumë seç duhet
Edhe gjatë dimrit, djersitja e tepërt lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse trupi përpiqet të rregullojë temperaturën, edhe pse ambienti nuk është i nxehtë.
Ndihesh i/e lodhur pa arsye
Mungesa e vitaminës shkakton lodhje, edhe kur ke fjetur mjaftueshëm. Studimet tregojnë se kjo mungesë shkakton edhe marrje mendsh.
Ndihesh i/e trishtuar
Vitamina D luan rol në disa funksione të trurit dhe ndikon në hormonet e lumturisë, si dopamina dhe serotonina. Mungesa e saj lidhet shpesh me depresionin dhe ndjenjat e trishtimit.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Personat me artrit ose dhimbje të kyçeve kanë nivel të ulët të vitaminës D. Nëse ke përjetuar dhimbje të vazhdueshme në muskuj ose kocka, mund të jetë momenti të kontrollosh nivelin e kësaj vitamine.
Si të furnizosh trupin me vitaminë D?
Ekspozimi në diell: Kërkohet për prodhimin natyral të vitaminës, por përdor kremin me SPF për mbrojtje nga rrezet e dëmshme.
Ushqimet e pasura me vitaminë D: Salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, drithëra dhe lëng portokalli.
Suplemente: Vitamina D mund të merret edhe përmes medikamenteve specifike, gjithmonë pas konsultimit me mjekun.
Furnizimi i rregullt me vitaminë D ndihmon trupin të funksionojë në mënyrë optimale, duke mbështetur shëndetin e kockave, energjinë, humorin dhe imunitetin. /A.Z.UBT News/
