E premtja është dita që na kujton se java e gjatë e punës po mbyllet dhe po afrohet fundjava. Por shpesh, e kalojmë duke pritur vetëm pushimin, pa e shfrytëzuar si duhet. Ja disa ide se si ta ktheni të premten në një ditë të veçantë:
Mbylle javën me diçka pozitive
Bëj një listë me gjërat që ke arritur gjatë javës e shpërbleje veten. Mund të jetë kafe speciale, një ëmbëlsirë e preferuar apo një shëtitje e qetë.
Kalon kohë me njerëzit e duhur
Organizo një darkë të thjeshtë me miqtë, dil për një koktej ose thjesht kalo pak orë cilësore me familjen. E premtja është perfekte për lidhje sociale dhe energji të mirë.
Jepi vetes pak luks
Një trajtim bukurie, një prerje flokësh, një maskë relaksuese në shtëpi apo një film i mirë – gjëra të vogla që të bëjnë të ndihesh i/e veçantë.
Shkëputu nga rutina
Në vend që të kalosh mbrëmjen në të njëjtin vend, provo diçka ndryshe: një koncert, ekspozitë, apo një shëtitje në një lagje tjetër të qytetit.
Përgatitu për fundjavën
Vendos plane të vogla për ditët në vijim, që të kesh diçka për të pritur me padurim. Kjo të jep motivim dhe energji pozitive.
Mos e shih të premten vetëm si fund të javës – shijoje si një fillim të vogël të diçkaje të bukur.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/