UBT News

Si ta forconi vetë-disiplinën në vendin e punës?

Vetë-disiplina është një nga aftësitë më të rëndësishme për sukses profesional.

Ajo nënkupton kontrollin e impulseve, përqendrimin e qëndrueshëm dhe përkushtimin ndaj qëllimeve, pavarësisht pengesave apo shpërqendrimeve.

Në punë, vetë-disiplina ndihmon të menaxhoni përgjegjësitë, bashkëpunimin me të tjerët dhe procesin e vendimmarrjes. Punonjësit e vetë-disiplinuar janë këmbëngulës, të qëndrueshëm dhe i përfundojnë detyrat me kujdes, duke ruajtur fokusin edhe kur përballen me sfida.

Për ta zhvilluar këtë aftësi, duhet të vlerësoni nivelin tuaj aktual të vetë-disiplinës, duke iu përgjigjur pyetjeve si:

Cilat janë qëllimet që i caktoj vetes çdo ditë?

A po shmang shpërqendrimet që më pengojnë në punë?

A po i përfundoj detyrat në kohë?

Cilat zakone të mira kam krijuar deri tani?

1. Kujtoni rregullat e motivimit

Motivimi është baza e çdo qëllimi. Vendosni objektiva të qarta, angazhohuni për t’i përmbushur. Çdo arritje, sado e vogël, forcon ndjenjën e suksesit e ju nxit të vazhdoni. Mos harroni të shpërbleni veten për përpjekjet dhe rezultatet, krijon cikël pozitiv vetë-motivimi përforcon dëshirën për të qenë më produktiv.

2. Shmangni shpërqendrimet

Vetë-disiplina kërkon praktikë të vazhdueshme. Një mënyrë efektive për ta forcuar është identifikimi dhe eliminimi i shpërqendrimeve që e dëmtojnë fokusin tuaj. Mbani shënim momentet kur shpërqendroheni gjatë punës, qoftë nga telefoni, mesazhet apo rrjetet sociale dhe mendoni mënyra konkrete për t’i kufizuar ato. Kujtoni se ndryshimi i zakoneve kërkon kohë; ndaj, durimi dhe qëndrueshmëria janë çelësi për sukses.

3. Reflektoni para vendimmarrjes

Vendimmarrja është pjesë e pandashme e çdo dite pune. Prandaj, merrni kohën e nevojshme për të analizuar situatat para se të veproni. Durimi e mendimi i qetë para vendimeve ndihmon në zhvillimin e vetë-disiplinës dhe në marrjen e vendimeve më të drejta. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version