Kur shkoni në dyqan, për shkak të shumëllojshmërisë së produkteve mund të habiteni nganjëherë. Ka shumë produkte nga prodhues të shumtë.
E ju mund të vlerësoni cilësinë dhe freskinë e disa produkteve pikërisht në supermarket ose në treg, ndërsa të tjerat mund të kontrollohen vetëm pasi të ktheheni në shtëpi.
Vezët janë të freskëta nëse e verdha është në mes
Kur e thyeni një vezë, shikoni të verdhën e vezës. Nëse ndodhet në mes dhe rreth saj ka një rreth të qartë të bardhësh, kjo do të thotë se kjo vezë është e freskët. Gjithashtu, e verdha në vetvete duhet të jetë voluminoze. Nëse është e sheshtë, mos e hani. Nëse e bardha nuk ka kufij të qartë dhe nëse veza përhapet, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se keni të bëni me ushqim të prishur.
Këtu është një mënyrë tjetër për të treguar cilësinë e një veze: vendosni një vezë të papërpunuar (ende në lëvozhgë) në ujë. Nëse qëndron në fund është mirë të konsumohet. Nëse njëra nga anët e saj del lart, do të thotë se veza nuk është aq e freskët, por ende e ngrënshme. Nëse del në sipërfaqen e ujit, duhet ta hidhni.
Se a është e freskët avokado mund ta kuptoni nga bishti i saj!
Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar dhe parë se sa e freskët është një avokado. Shikoni “bishtin” e tij. Mundohuni ta hiqni atë – nëse është e lehtë për t’u bërë, kjo do të thotë se avokado është e freskët. Nëse “bishti” është i vështirë për t’u nxjerrë, kjo do të thotë se fruti nuk është pjekur ende.
Kungulli i mirë duket se është ‘bosh’
Për të kuptuar se sa i mirë është kungulli që po mbani, trokitni në të. Dëgjoni tingullin. Nëse tingëllon sikur është bosh brenda, ky produkt ia vlen të blihet. Nga ana e jashtme, fruti duhet të duket i fortë.
Është më mirë të zgjidhni limon të verdhë të ngopur
Është e lehtë ta përcaktoni nëse një limon është i pjekur. Ngjyra e verdhë dhe lëkura e lëmuar janë shenja me të cilat mund të dalloni se fruiti është i pjekur. Kurse ngjyra e verdhë e zbehtë dhe nuance e gjelbër do të thotë që është më mirë të mos e blini atë limon.
Blini kafe të papërpunuar
Adhuruesit e kafesë këshillohen të mos blejnë kafe të bluar sepse ky produkt, i cili pëlqehet nga shumë njerëz, shpesh falsifikohet. Është e vështirë të thuhet se çfarë saktësisht ka në këtë pluhur. Dhe vështirë se do të dëshironit të blini një produkt si ky. Për të shmangur këtë, mund të blini kafe të papërpunuar dhe ta bluani vetë ose në dyqanin ku e keni blerë./UBTNews