UBT News

Si rrallë herë, Putini komenton publikisht sulmet kundër infrastrukturës ukrainase

CENTRAL UKRAINE - NOVEMBER 10: Workers dismantle an autotransformer which stands completely destroyed after the Ukrenergo high voltage power substation was hit by a missile strike on October 17th, as Russia launched air attacks across Ukraine, on November 10, 2022 in central Ukraine. Electricity and heating outages across Ukraine caused by missile and drone strikes to energy infrastructure have added urgency to preparations for winter. (Photo by Ed Ram/Getty Images)

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë komente të rralla publike duke adresuar në mënyrë specifike sulmet nga Forcat e Armatosura Ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Duke folur pas një ceremonie të çmimeve për “Heronjtë e Rusisë” në Kremlin, ai iu drejtua një grupi ushtarësh që merrnin çmimet, me një gotë shampanjë.

“Po, po e bëjmë. Por kush e filloi?” tha presidenti – i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai renditi një sërë ngjarjesh ku fajësonrw ukrainasit: “Kush goditi urën e Krimesë? Kush hodhi në erë linjat e energjisë nga termocentrali bërthamor Kursk?

Referenca për urën ka të bëjë me një shpërthim që ndodhi në urën e Kerçit – që lidh Krimenë me Rusinë – më 8 tetor, kur një kamion që e kalonte atë shpërtheu dhe shkaktoi shkatërrimin e saj pjesërisht. Ukrainasit nuk e kanë marrë kurrë përgjegjësinë, por Kremlini këtë ja atribuoi Kievit.

Referenca për Kurskun duket se i referohet njoftimit të Rusisë se një fushë ajrore në rajonin e Kurskut, fqinj me Ukrainën, ishte shënjestër e një sulmi me dron. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk ka dhënë asnjë koment për shpërthimet e fundit, përfshirë në Kursk, të cilat ndodhen thellë brenda Rusisë. Zyrtarisht, objektivat janë shumë përtej mundësive të dronëve të deklaruar të vendit.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Putin vazhdoi të listonte agresionet e supozuara: “Kush nuk po furnizon me ujë Donetskun? Mos furnizimi me ujë për një qytet milionësh është një akt gjenocidi”.

Ai përfundoi komentet e tij duke pretenduar se nuk flitet për situatën e ujit. “Askush nuk ka thënë askund asnjë fjalë për këtë, fare! Heshtje e plotë”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version