Një korrespodent i lartë rus që raporton për luftën Rusi-Ukrainë të martën pranoi në televizionin shtetëror se forcat ruse kishin pësuar humbje të konsiderueshme nga kundërofensiva e Ukrainës, duke thënë se “ne ende po mësojmë”.
“Në rajonin e Khersonit, ne kemi humbur 17 vendbanime”, tha Alexander Sladkov, duke fajësuar dërgesat “e majme” të armëve amerikane dhe “inteligjencën e mbledhur nëpërmjet zbulimit satelitor”.
Sladkov është një nga disa gazetarë rusë në ditët e fundit që ka përcjellë humbjet që po pëson Moska në Ukrainë.
Korrespondenti i luftës, Alexander Kots, u tha ndjekësve të tij në Telegram të martën se ushtria ishte në “krizë operacionale”, ndërsa reporteri i medias shtetërore Evgeniy Poddubnyy tha, “për momentin do të bëhet edhe më e vështirë”.
Sladkov, sidoqoftë, u përpoq të bënte një vështrim pozitiv mbi gjërat.
“Kjo nuk do të thotë se ne jemi shembur si një shtëpi letrash. Këto gabime nuk janë dështime gjigante strategjike. Ne ende po mësojmë”, tha ai. “Unë e di se kjo është e vështirë të dëgjohet në muajin tonë të tetë të operacionit special. Por ne jemi gazetarë. Ne jemi duke pritur për përforcime”, shtoi ai, duke iu referuar burrave rusë të rekrutuar si pjesë e një “mobilizimi special” të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin muajin e kaluar./UBTNews/