Një fermë në Queensland, Australi, mund të jetë shtëpia e lules së parë në botë të mbjellë nga një dron, përcjell UBT News.
Është pjesë e një eksperimenti në të cilin piloti i dronit dhe fermeri Roger Woods depozitojnë dhjetëra mijëra luledielli, e krejt kjo duke përdorur një dron të vetëm nga ajri.
‘Avioni pa pilot’ shpërndan 45,000 fara për hektar me synimin për të mbirë 30,000 bimë.
“Kjo kulturë luledielli, sipas njohurive tona, është kultura e parë e lulediellit e mbjellë tërësisht me dron. Pra, një dron i madh bujqësor që ne përdorim komercialisht, përhap farat”, thotë Woods.
Teknika tashmë përdoret për elb, jonxhë dhe grurë. Por shumë ishin skeptikë se do të funksiononte për luledielli, shkruan Euronews, transmeton UBR News.
“Luledelli duhet të ketë hapësirë mjaft të qëndrueshme për t’u rritur siç duhet”, tha Woods. “Kështu që këto janë disa nga sfidat që ne duhej t’i kapërcenim gjatë mbjelljes së tyre me dron”.
Eksperimenti tani është në lulëzim të plotë, duke tërhequr turistë nga të gjitha anët për të shijuar mundësinë e fotografimit dhe për të mësuar më shumë rreth praktikave moderne.
Fermerët thonë se ata shpresojnë që kultivuesit e tjerë së shpejti do ta adoptojnë teknologjinë.
Përdorimi i dronëve në bujqësinë moderne po bëhet një praktikë e zakonshme gjithnjë e më shumë, pasi teknologjia mbart shumë potencial kur bëhet fjalë për ruajtjen e mjedisit./UBTNews/