UBT News

Si po ndikon lufta te furnizimet ushqimore?

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në vendin e përshkruar dikur si ‘shporta ushqimore’ e botës, luftimet tani po ndalin furnizimet për të ushqyer Ukrainën – dhe botën.

“Një vend që përfaqësonte më shumë se 10% të eksporteve botërore të drithërave tani po eksporton një sasi të vogël”, paralajmëron Matthew Hollingworth, koordinatori i ri i urgjencës i Programit Botëror të Ushqimit në Ukrainë.

“Ne po shohim një ndikim të mundshëm te 400 milionë njerëz në mbarë botën që do të hanin bukë nga gruri i mbjellur në këtë vend”, tha ai.

Çmimet e ushqimeve janë rritur në mbarë botën, përfshirë edhe vendet sikurse Afganistani dhe Jemeni, ku miliona njerëz ishin në prag të urisë edhe para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt.

Sulmet ruse përgjatë bregut të Detit të Zi, duke përfshirë portin kryesor të Ukrainës në Odesa, po mbysin flukset tregtare brenda dhe jashtë vendit./UBTNews/

Exit mobile version