UBT News

Si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit vritet një komandant iranian në Siri

Një komandant i lartë i Iranit është vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Siri, njoftojnë mediat iraniane.

Seyyed Razi Mousavi ishte një këshilltar me eksperiencë ushtarake i Gardës Revolucionare të Iranit, njofton agjencia e lajmeve Tasnim. Ai u vra si pasojë e sulmeve ajrore në zonën Sayyida Zeinab në juglindje të Damaskut.

Sulme ajrore janë shpeshtuar gjatë muajve të fundit pas sulmit të Hamasit më 7 tetor./UBTNews/

Exit mobile version