Një komandant i lartë i Iranit është vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Siri, njoftojnë mediat iraniane.
Seyyed Razi Mousavi ishte një këshilltar me eksperiencë ushtarake i Gardës Revolucionare të Iranit, njofton agjencia e lajmeve Tasnim. Ai u vra si pasojë e sulmeve ajrore në zonën Sayyida Zeinab në juglindje të Damaskut.
Sulme ajrore janë shpeshtuar gjatë muajve të fundit pas sulmit të Hamasit më 7 tetor./UBTNews/