Mbi gjysmë milioni njerëz kanë vdekur si pasojë e ajrit të ndotur në Bashkimin Evropian në vitin 2021, dhe gjysma e vdekjeve mund të ishin reduktuar duke ulur ndotjen në kufijtë e rekomanduar nga mjekët.
Studiuesit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit ia atribuojnë 253 mijë vdekjet e hershme koncentrimit të grimcave të imta që njihen si PM2.5, që tejkalon kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 52 mijë vdekje të tjera erdhën nga nivelet e tepërta të dioksidit të azotit dhe 22 mijë vdekje nga ekspozimi afatshkurtër ndaj niveleve të tepërta të ozonit.
Mjekët thonë se ndotja e ajrit është një nga vrasësit më të mëdhenj në botë, por rënia e nivelit të vdekshmërisë mund të bie nëse vendet shkojnë nga ekonomia e gjelbër. Mes viteve 2005 dhe 2021, numri i vdekjeve nga grimcat PM2.5 në Bashkimin Evropian ra në 41% dhe BE-ja shpreson ta arrijë targetin 55% deri në fund të dekadës./UBTNews/