Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo në konferencë për shtyp për ndeshjen kundër Hungarisë, i largoi dy shishe të Coca Colës, dhe iu propozoi të gjithë atyre që ishin të pranishëm të merrnin ujë.
Portugezi dihet që ka një jetë të shëndetshme dhe nuk është adhurues i pijeve me gaz siç është Coca Cola.
Mesazhi që u bë viral në mediat sociale, pati një ndikim të madh edhe në botën financiare.
Pas kësaj që ndodhi, vlera e Coca Colës i ra për katër miliardë dollarë.
Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e kompanisë ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo flet kundër pijeve të gazuara, pasi kishte treguar më parë se si ai përpiqet të shmangë konsumimin e tyre nga djali i tij.
“Herë pas here djali im pi Coca Cola ose Fanta dhe dhe ai e di që nuk më pëlqen kjo,” ka thënë Ronaldo në të kaluarën.
Ndryshe Ronaldo shënoi dy gola mbrëmë kundër Hungarisë.
Burimi: KlanKosova