Për dhimbje koke ose dhëmb, shumë përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si paracetamoli.
Paracetemoli jo vetëm që redukton dhimbjen, por, siç është zbuluar tani, ndikon edhe në psikikën e njeriut.
Doza e rekomanduar ditore 4000 mg mund të arrihet lehtësisht duke marrë një sasi më të madhe tabletash me dozë më të ulët që nuk kërkojnë recetë. Por ata që konsumojnë doza të larta nuk janë të vetëdijshëm për efektet dhe pasojat e mundshme anësore!
Gerhard Müller-Schwefe nga Qendra Göppingen për Mjekësinë Paliative thotë se paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë, e cila është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët që e kanë të lehtë të kalojnë dozën e lejuar ditore. Sipas tij, një mbidozë mund të çojë në dështim të mëlçisë shumë shpejt.
Shumica, pasi tableta e parë e paracetamolit nuk tregon efekt, marrin një tjetër, dhe më pas një tjetër, duke shpresuar se një sasi më e madhe do të ndihmojë, dhe kjo mund të çojë në stres dhe dështim të mëlçisë. Paracetamoli gjithashtu mund të shkaktojë varësi me kalimin e kohës.
Në të njëjtën kohë, trupi ynë ka qetësuesit e vet. Një prej tyre është endorfina, deri diku e ngjashme me morfinën, të cilën trupi e prodhon vetëm dhe që mund të shtypë dhimbjen në kohë krize. Paracetamoli vepron duke “bllokuar” receptorët e dhimbjes dhe në këtë mënyrë redukton ndjesinë e dhimbjes.
Megjithatë, ka efekte anësore që shumë nuk i vënë re në fillim.
“Zvogëlohet aftësia për të ndryshuar humorin. Kjo do të thotë se të prekurit nuk reagojnë as pozitivisht dhe as negativisht ndaj situatave. Të prekurit janë plotësisht të izoluar emocionalisht. Por edhe disa karakteristika të tjera po ndryshojnë: gatishmëria për të marrë rreziqe po rritet, për të marrë vendime më shpejt”, tha Müller-Schwefe.
Për të thelluar njohuritë rreth efekteve të panjohura të paracetamolit, janë kryer studime të shumta vitet e fundit, një prej tyre në vitin 2020 në Universitetin Shtetëror të Ohajos, i cili gjithashtu arriti në përfundimin se paracetamoli mund të veprojë në ndërgjegjen e njeriut dhe të ndryshojë tiparet e karakterit.