UBT News

Si ndikon kinoa në organizëm?

Kinoa është një nutrient i fuqishëm, i pasur me antioksidantë, proteina, fibra, folate, mangan, magnez, fosfor dhe vitaminë B1.

Këta elementë luajnë një rol shumë të rëndësishëm për një shëndet të mirë.

Për të gjithë ju që e njihni ose jo, AgroWeb.org do t’ju tregojë se sa shumë vlera ka dhe si ndikon tek shëndeti i njeriut.

Si ndikon tek pesha?

Kinoa konsiderohet një burim i plotë proteinash, diçka e rrallë mes burimeve të proteinave me bazë bimore. Gjithashtu, ajo është e pasur me fribra dhe proteina, që ndihmojnë në uljen e peshës trupore dhe në ndërtimin e muskujve.

Kinoa kundët hipertensionit dhe kolesterolit

Për rivendosur në balancë sasinë e kolesterolit dhe presionit të gjakut, duhet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit ose mund ta arrini këtë me anë të medikamenteve të caktuara nga mjeku juaj.

Konsumimi i 5-10 gr fibrave të tretshme në ditë, ka treguar se ul nivelet e kolesterolit “të keq” dhe kinoa mund t’ju ndihmojë. Për gjysmë filxhani kinoa të gatuar, ju do të përftoni 1 gr fibra të tretshme.

Gjithashtu zëvendësimi i drithërave si orizi me kinoa do të ishte një hap i shëndetshëm.

Duke qenë e pasur në kalium, ajo ndihmon në balancimin e niveleve të natriumit në gjak (sasitë e mëdha të natriumit ndikonjnë negativisht tek hipertensioni).

Si ndikon tek diabeti?

Kinoa ka një shkallë të ulët të indeksit glikemik dhe të shkallës së ngarkesës glicemike, duke e bërë atë një opsion relativisht miqësor ndaj diabetit.

Gjithashtu, ajo është e pasur me fribra, një nga faktorët e rëndësishëm që ndihmojnë në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Karbohidratet

Karbohidratet vijnë në tre forma kryesore: sheqeri, niseshteja dhe fibra.

Kinoa e gatuar ka:

21.3 gram karbohidrate në një racion 1 filxhan, nga të cilat:

– 4 % janë nga sheqeri

– 13 % janë nga fibra

– 83 % janë nga niseshteja

Siç mund ta shihni, kinoa ka përmbajtje të pakët të sheqerit. Ajo është bërë kryesisht me niseshte dhe fibra, të cilat janë karbohidrate komplekse , që do të thotë se treten më ngadalë.

Përfitimi që keni nga fibrat është se do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe për më gjatë, në këtë mënyrë do të shmangni konsumin e tepërt mes vakteve./AgroWeb.org

Exit mobile version