UBT News

Si ndikon duhani dhe alkooli te shëndeti i kockave?

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi i tyre është i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.

Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot i cili shkakton dëme të pariparueshme në organizëm, studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Studimi mbi dëmtimin e kockave:

Sudiuesit e Universitetit të Pensilvanisë shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë kockat, kjo ndodh kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditëshme.

Një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë kockat, kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtëme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.

Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë kockat shtohet edhe për personat që konumojnë cigaren apo alkoolin, faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qënurit nën stres të vazhdueshëm.

Ndikimi i osteoporozës në kocka:

Osteoporoza është sëmundje që i bën kockat e dobëta dhe vurnerabël ndaj dëmtimeve e dhimbjeve, rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në trup e shfaqet me kalimin e moshës. Kur balanca mes rigjenerimit të kockave pas dëmtimit të tyre nuk është e njëjtë dhimbjet shtohen.

Sipas Fondacionit Internacional të Osteoporozës në SHBA, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga osteoporoza.

Numërohen 75 milion persona në Amerikë, Europë dhe Azi që vuajnë nga probleme të osteoporozës, 8.9 milion nga këta vuajnë nga fraktura që shkaktohen nga kjo sëmundje. Shkaqet kryesore përveç moshës të shfaqjes janë  abuzimet me stilin e jetesës në përditshmëri.

Reduktimi sa më i shpejtë i pirjes së duhanit apo alkoolit ul ndjeshëm rrezikun që i kanoset kockave tuaja. /UBT News/

Exit mobile version