Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i alkoolit, madje edhe një gotë verë, mund të rrisë shpejt rrezikun e një aritmise kardiake të njohur si fibrilacioni trial.
Mjekët kanë dyshuar prej kohësh për një lidhje midis alkoolit dhe fibrilacionit atrial, por deri më tani, ata nuk kishin prova përfundimtare se alkooli mund të shkaktonte aritmi.
Studimi i ri është ndër më rigorozët deri më tani, ku 100 persona me një histori të aritmisë, monitoruar marrjen e alkoolit dhe ritmet e tyre kardiake në kohë reale.
Shkencëtarët zbuluan se pirja e alkoolit rritë shanset që një person të ketë ritëm jonormal të zemrës dhe sa më shumë që pini alkool, aq më të mëdha janë gjasat që të keni aritmi.
Studimet kanë gjetur se njerëzit kanë tendencë të nënvlerësojnë se sa pinë, ndërsa një përkufizim tjetër thotë se njerëzit që u kërkohet të kujtojnë një episod të fibrilacionit atrial mund të identifikojnë gabimisht një sërë sjelljesh si shkaktarë i saj, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Dr.Marcus dhe kolegët e tij morën 100 njerëz me një histori të fibrilacionit atrial, shumica prej të cilëve ishin meshkuj dhe i vunë të mbanin monitorë me elektrokardiogramë që ndiqnin ritmet e tyre kardiake gjatë gjithë kohës.
Gjatë katër javëve, studiuesit zbuluan se të paktën 56 pjesëmarrës kishin përjetuar një episod të fibrilacionit trial dhe këto të dhëna treguan se në shumicën e rasteve, alkooli ishte një shkas për aritmitë.
Tutje, ky studim zbuloi se pirja e një pije alkoolike dyfishon shanset për të pasur një episod të fibrilacionit atrial, ndërsa pirja e dy ose më shumë pijeve trefishoi shanset për një gjë të tillë.