Shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë të stilit të jetesës ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ekspertët thonë se temperaturat mund të ndikojnë gjithashtu tek tensioni i gjakut.
Sipas tyre, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë.
Çfarë Ndodh Me Tensionin e Gjakut Në Stinën e Verës
Temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut ndërkohë që vetë trupi përpiqet të ulë temperaturën e brendshme. Një gjë e tillë shkakton një rënie të nivelit të tensionit të gjakut. Në mot të ftohtë nga ana tjetër, enët e gjakut ngushtohen dhe tensioni është më i lartë. Përpos të tjerave, shtimi në peshë dhe mungesa e aktivitetit fizik në dimër rrit tensionin e gjakut, thonë ekspertët.
Si Ndikon Vapa Tek Shëndeti i Zemrës
Temperaturat e larta nxisin trupin të djersijë më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Kjo do të thotë që organizmi humbet më shumë lëngje se zakonisht dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të tensionit të gjakut. Një gjë e tillë shkakton vështirësi tek njerëzit që vuajnë nga zemra. Vapa e madhe mund të shkaktojë një barrë të rëndë tek zemra dhe qarkullimi i gjakut.
Zemra rreh më shpejt dhe punon më fort të pompojë gjak i cili duhet të qarkullojë sa më pranë sipërfaqes së lëkurës për të përshpejtuar djersitjen. Gjaku trashet më shumë verë dhe bashkë me ndryshimet në nivelin e kolesterolit, kthehen në faktorë të rrezikshëm për shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës thonë se ekspozimi i vazhdueshëm për dy ditë me rradhë në temperaturat përvëluese të verës mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e një problemi me zemër./AgroWeb
6 sinjalet e trupit të cilat nuk duhet t’i injoroni kurrë
Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin. Dhimbjet e përsëritura të kokës anashkalohen duke pirë nga një paracetamol dhe dhimbjet e mesit i atribuohen ndryshimit të temperaturës. Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit.
Kur vjen puna tek simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundjeje që mund të jetë serioze. Duke nënvizuar rëndësinë e të dëgjuarit të trupit, ju sjellim më poshtë 6 simptoma që nuk duhen injoruar në mënyrë absolute.
Rënia E Papritur Në Peshë
Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’iu lindë dyshimi. Me kalimin e viteve, njeriu shton në peshë. Për pasojë, rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz. Kanceri për shembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë. E njëjta gjë vlen edhe për tiroiden, SIDËN apo hepatitin C.
Nishanet Që Ndryshojnë Ngjyrë
Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë. Asnjëherë! Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët një herë në vit. Kanceri i lëkurës është shumë i përhapur dhe njerëzit shpesh ‘flenë mbi dafina’ pavarësisht nishaneve.
Gjumi I Tepërt
Nëse flini më shumë se 9 orë në ditë, atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik apo skleroza e shumëfishtë. Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë. Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me haluçinacione.
Kolla E Vazhdueshme
Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm. Mund të jeni prekur nga azma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.
Dhimbjet Abdominale Në Pjesën E Poshtme Të Anës Së Djathtë
Nëse këto dhimbje zgjasin për ditë të tëra apo janë shumë të forta atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Këto dhimbje mund të tregojnë probleme me apendisitin që sigurisht nuk duhet injoruar në asnjë moment.
Dhimbjet Kronike
Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e saj. Nuk është normale që të të dhëmbë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku. Trupi di të flasë, mirë, qartë dhe shkoqur. Të takon ty ta dëgjosh dhe të jesh i vëmendshëm./AgroWeb