Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se me kalimin e moshës, duhet të jeni më vigjilentë dhe më të kujdesshëm për shëndetin tuaj fizik dhe atë mendor.
Në ditët e sotme ndër sëmundjet që vihet re te të moshurait është edhe demenca, e cilat nuk mund të shërohet plotësisht por mund të frenohet për një farë kohe.
Hulumtimi i ri nga Universiteti i Kolumbisë të cilit AgroWeb.org i referohet, tregon se mund të ketë një metodë të re për të vonuar fillimin e kësaj sëmundjeje.
Nëse keni një histori familjare të demencës ose të Alzheimerit, AgroWeb.org më poshtë njeh me disa këshilla të marra nga studiuesit si ta mbroni trurin tuaj.
Përfundimet e studitmit më të ri rreth demencës
Studimi zbuloi se njerëzit mbi moshën 60-vjeçare që merrnin një multivitaminë të përditshme kishin një përmirësim të kujtesës.
Studiuesit vlerësojnë se përmirësimi ishte i mjaftueshëm aq sa për të kompensuar tre vjet rënie të kujtesës dhe ky sigurisht që është një lajm i mirë për ata që përpiqen të zgjasin jetën e shëndetshme të trurit të tyre.
Krahas kësaj studiuesit vunë në dukje gjithashtu se edhe njerëzit që kishin sëmundje kardiovaskulare përfituan nga marrja e multivitaminave.
E kjo kjo mund të vijë për shkak se ata luftojnë për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që u nevojiten vetëm përmes regjimit ushqimor.
Ky zbulim është i jashtëzakonshëm, sepse sugjeron që multivitaminat premtojnë një qasje të sigurt, të arritshme dhe të përballueshme për mbrojtjen e shëndetit kognitiv tek të moshuarit.
Shenjat e fshehta që tregojnë se mund të keni nevojë për një multivitaminë
Konsumi i vakteve të shëndetshme dhe të balancuara sigurisht që mund të ndihmojnë. Por nëse keni vështirësi për të marrë të gjitha lëndët ushqyese vetëm përmes ushqimit, marrja e një multivitamine çdo ditë mund të ndihmojë në plotësimin e këtyre boshllëqeve.
Provoni të gjeni një multivitaminë që do t’ju ndihmojë të merrni lëndët ushqyese që nuk po i merrni në jetën tuaj të përditshme. Për shembull, dikush që ha spinaq ose fasule shumicën e ditëve mund të mos ketë nevojë për një multivitaminë që përfshin sasi të larta hekuri, dhe një person që ha një portokall çdo ditë ndoshta nuk do të ketë nevojë për një dozë shtesë të vitaminës C.
Nëse jeni nuk jeni të sigurt se cila multivitaminë është zgjedhja e duhur për ju, provoni të bisedoni me dietologun ose mjekun tuaj për të marrë rekomandimin e tyre.
Shtimi i një multivitamine në rutinën tuaj të mëngjesit është një mënyrë e lehtë dhe me një hap për t’ju ndihmuar të merrni disa nga lëndët ushqyese që ju nevojiten për të pasur një tru të shëndetshëm./AgroWeb.org