UBT News

Si ndikoi pandemia në rritjen e presionit të gjakut?

Sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë, me presion të lartë të gjakut kuptohet presioni që gjaku ushtron tek muret arteriale.

Mjekët masin presionin e gjakut në dy pika: kur zemra e një personi pompon dhe kur zemra pushon midis rrahjeve.

Nëse një person ka presion të lartë gjaku, i njohur gjithashtu si hipertension, ai është në një rrezik më të madh për të pësuar goditje në tru ose për të pasur sëmundje të zemrës.

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni gjithashtu mund të dëmtojë mëlçinë, sytë dhe trurin.

Një person mund të ruajë nivelin normal të presionit të gjakut duke reduktuar kripën, duke konsumuar më shumë fruta dhe perime, duke bërë ushtrime rregullisht, duke shmangur duhanin dhe kufizuar konsumin e alkoolit.

Gjatë pandemisë shumë njerëz nuk i respektuan këto këshilla, pasi ajo ndërpreu rutinën e tyre në mënyrë të mënjëhershme. Prandaj studiuesit në SHBA bënë disa hulumtime për të parë nëse kjo dha ndonjë një efekt në nivelet e presionit të gjakut.

Çfarë zbuloi studimi?

Studiuesit zbuluan se para pandemisë nuk kishte pasur asnjë ndryshim të rëndësishëm në presionin e gjakut. Por kjo ndryshoi gjatë pandemisë, ku presioni i gjakut u rrit ndjeshëm tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme.

Dr. Luke Laffin, autori kryesor i studimit, tha se ndryshimet në regjimin ushqimor, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, konsumi i tepruar i alkoolit dhe mosmarrja e medikamenteve për presionin e gjakut mund të jenë arsyeja e ndryshimit.

Gjatë pandemisë shumë pacientë hezituan të vizitojnë mjekun, konsumi i alkoolit u rrit dhe njerëzit nuk kryen mjaftueshëm aktivitet fizik.

Sipas përfundimit të studimit, ndryshimet dhe kufizimet e vendosura në përgjigje të pandemisë kanë ndikuar në rritjen e presionit të gjakut. Efekti është veçanërisht i madh tek femrat dhe ka gjithashtu një rritje të paparashikuar edhe tek të rinjtë.

Për shumë studiues dhe pse studimi ishte i bazuar në SHBA, ai ka rëndësi në shkallë globale. Ky mund të jetë një sinjal paralajmërues se shëndeti i dobët kardiovaskular mund të jetë një problem i madh në të ardhmen./AgroWeb.org

Exit mobile version