UBT News

Si na ndihmon rozmarina për të luftuar celulitin

Herbal rosemary tea with green branches in a glass cup.

Gjatë stinës së verës, flokët dhe trupi janë pjesët më të ekspozuara, prandaj kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal.

Kur vjen puna tek celuliti, kremrat apo trajtimet e ndryshme nuk mungojnë. Por le ta pranojmë, jo të gjithë mund t’i përballojnë kostot e tyre…

Prandaj nëse zgjidhni të bëni çdo ditë vrap nga liqeni dhe nëse e shfrytëzoni rozmarinën ashtu siç duhet, shumë shpejt nuk do të keni komplekse për të dalë në plazh. Si ta shfrytëzoni rozmarinën dhe pse?

Për këtë do ju duhet:

  • 1 degë rozmarine
  • 1 kavanoz qelqi
  • 1 gotë alkool

Në në kavanoz fusni degën e rozmarinës dhe më pas shtoni alkoolin derisa të mbulohet.Duhet ta lini për dy javë në një vend të errët.Pas kësaj e aplikoni përbërjen, në zonat e prekura nga celuliti. Rekomandohet ta bëni para se të flini gjumë.

Bëjeni këtë ritual dy herë në javë dhe shumë shpejt do të vini re rezultatet e para në drejtim të zbehjes së celulitit./neps.al

Exit mobile version