UBT News

Si mund të përgatiten qytetet për valët ekstreme të të nxehtit në Evropë?

Wood thermometer showing air temperature.

Valët vdekjeprurëse të të nxehtit vrasin mijëra njerëz çdo vit – por nuk duhet të jetë kështu, bën thirrje rrjeti më i madh humanitar në botë. Ndërsa temperaturat u rritën në pjesën më të madhe të Evropës, Spanja dhe Franca po zhyten nën nxehtësinë shtypëse.

Pika të tilla të merkurit mund të jenë vdekjeprurëse – në nivel global, rreth 480 mijë njerëz vdesin nga nxehtësia ekstreme çdo vit. Megjithatë, vdekjet nga valët e të nxehtit nuk janë të pashmangshme, këmbëngul Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).

“Valët e të nxehtit janë vrasësit e heshtur të ndryshimeve klimatike, por s’duhet të jenë ashtu”, deklaroi Francesco Rocca, president i IFRC-së.

5 miliardë njerëz jetojnë në vende që janë të prirura ndaj valëve të të nxehtit në mbarë botën dhe ku sistemet e paralajmërimit të hershëm mund t’i parashikojnë ato përpara se të ndodhin.

Si duhet të përgatiten qytetet për një valë të të nxehtit?

Planifikimi urban mund të minimizojë ndikimin shkatërrues të motit ekstrem.

“Lajmi i mirë është se ka veprime të thjeshta dhe me kosto të ulët që autoritetet mund t’i ndërmarrin për të parandaluar vdekjet nga të nxehtit”, deklaroi Rocca.

Rrjeti C40 Cool Cities – i cili është në partneritet me FNKKGjK për të rritur ndërgjegjësimin – ka lansuar një “kuti mjetesh për ftohjen urbane”. Kutia e mjeteve është plot me veprime që ne të gjithë mund të ndërmarrim për të përmirësuar qytetet tona, si rritja e sasisë së hapësirës së gjelbër dhe lyerja e çatisë me ngjyrë të bardhë. Këto masa iu ndihmojnë edhe banorëve.

Zgjedhje si kjo e bëjnë diferencën, shpjegon Mark Watts, Drejtori Ekzekutiv i rrjetit C40.

“Nga Majami në Mumbai dhe Athina në Abidjan, kryebashkiakët në rrjetin tonë po rrisin hapësirat e gjelbra, po zgjerojnë programet e çatisë së bardhë dhe po bashkëpunojnë në veprimet e ngrohjes për të përmirësuar qëndrueshmërinë ndaj nxehtësisë në rritje urbane“, thotë ai.

Si do ta përkeqësojë ndryshimi i klimës nxehtësinë ekstreme?

Me rritjen e temperaturave globale, do të rritet edhe frekuenca dhe ashpërsia e valëve të të nxehtit. Më shumë se një e treta e të gjitha vdekjeve si pasojë e nxehtësisë mes viteve 1991 dhe 2018 mund t’i atribuohen ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit, ka zbuluar hulumtimi.

Më të rrezikuar janë të moshuarit dhe të izoluarit, foshnjat, gratë shtatzëna, ata me sëmundje para-ekzistuese dhe të varfërit në zona urbane, të cilët shpesh punojnë jashtë ose jetojnë dhe punojnë në ndërtesa pa ajër të kondicionuar ose ajrim adekuat./UBTNews/

Exit mobile version