UBT News

Si lidhet personaliteti yt me orën kur zgjohesh pa alarm?

Ndoshta nuk i kushtojmë rëndësi kohës kur zgjohemi, mund të supozojmë se ky orar diktohet nga detyrimet profesionale dhe familjare.

Por çfarë ndodh me ritmet tona normale të gjumit dhe zgjimit, në rastet kur nuk kemi nevojë të na zgjojë alarmi?

Ata na tregojnë diçka për personalitetin tonë, sipas një artikulli të ri në “YourTango” që bazohet në prova nga një kërkim shkencor.

Si lidhet personaletiti juaj me orën kur zgjoheni:

Në orën 6 të mëngjesit: Optimiste dhe e përgjegjshme

Jeni njerëz të organizuar – studimet kanë treguar se ata që zgjohen në këtë kohë kanë shënuar rezultate më të larta në testet që vlerësojnë tipare të tilla si përgjegjësia dhe organizimi. Ata që zgjohen në këtë orë priren të kenë qëndrim pozitiv ndaj jetës, e mirëpresin çdo ditë me qetësinë e orëve të para.

Ora 7 e mëngjesit: E ekuilibruar dhe sociale

Është orar i zakonshëm për ata që kërkojnë ekuilibër mes jetës personale dhe profesionale. Këta janë njerëz të përgjegjshëm të cilët megjithatë gëzojnë njësoj edhe anën tjetër të medaljes: shoqërinë dhe jetën sociale. Ata që zgjohen në këtë kohë janë shpesh ekstrovertë dhe e duan shoqërinë e të tjerëve. Ata priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme dhe përpiqen të kombinojnë detyrimet e përditshme me aktivitetet e kohës së lirë.

08:00: Kreative dhe e qetë

Ata që zgjohen në këtë kohë janë njerëz fleksibël dhe krijues. Një artikull shkencor i botuar në revistën “Personality and Individual Differences” e lidh këtë orar zgjimi me njerzit që duan të marrin në konsideratë ide e mundësi të reja. Nuk kanë frikë nga puna e vështirë, preferojnë ta bëjnë me ritmin e tyre.

Në orën 9 të mëngjesit: E pavarur dhe mendjehapur

Ndoshta ju pëlqen ta shijoni natën sa më shumë. “Njerëzit e natës” janë më të hapur ndaj përvojave të reja, ideve jokonvencionale e aventurave. Të tillë njerëz e rifitojnë energjinë më vonë e mund t’i rezistojnë pritshmërive të shoqërisë që njerëzit e mëngjesit janë më produktivë, e kompensojnë me shpirtin e tyre krijues, spontan dhe aventuresk.

Pas orës 09:00: Sociale dhe aventureske

Keni personalitet më të qetë, ndaj ju pëlqejnë kontaktet me njerëzit përreth e jeni të hapur për aventura dhe përvoja të reja. Jeni padyshim person që preferon netët e gjata, duke gjetur energjinë që ju duhet gjatë ditës për ta kanalizuar në aktivitete që stimulojnë trupin dhe mendjen.

Shënim: Nëse zgjohemi sistematikisht shumë herët në mëngjes, pa gjumë të mjaftueshëm, kjo mund të jetë një simptomë e ankthit ose depresionit, kështu që është një ide e mirë të kuptoni me kujdes nëse zgjimi herët lidhet me një problem të kësaj natyre.

Exit mobile version