Një krahasim midis zemrës së Leonardo da Vinçit, të përfaqësuar në vizatimet e tij anatomike, dhe asaj të parë me sytë e një kirurgu të sotëm të zemrës, u realizua falë teknologjive më të avancuara, nga Scuola Superiore Sant’Anna, në Piza, në bashkëpunim me kardiokirurgun Francis Wells, profesor në Universitetin e Kembrixhit.
“Zemra e Leonardos: anatomia e tij kardiake e parë përmes syve bashkëkohorë” është titulli i leksionit të Francis Wells, i cili pas studimeve në Kembrixh dhe në Universitetin e Alabamas, ishte edhe nxënës i John Kirklin, një nga baballarët themelues të kardiokirurgjisë.
Wells ka treguar gjithmonë një interes për artet, veçanërisht ato të periudhës së Rilindjes, dhe ka studiuar në thellësi punën e Leonardo da Vinçit dhe vizatimet e tij anatomike, me referencë të veçantë për ato të zemrës.