UBT News

Ashton Kutcher i ndryshoi jetën pozitivisht vëllaut të tij binjak

Actor Ashton Kutcher, right, and his twin brother, Michael, attend the Starkey Hearing Foundation's "So the World May Hear" Awards Gala in 2013 in St. Paul, Minn. (Jeff Wheeler/Star Tribune/TNS)

Mund ta dini ose jo, por aktori i shumënjohur Ashton Kutcher ka një binjak i cili quhet Micheal, përcjell UBT News.

Nëna e Ashton dhe Michael, Diane, i tha Oprah-t në vitin 2005, “Michael dhe Ashton kanë një lidhje të mirë. Ata të dy ishin djemtë më të djallëzuar kur ishin të vegjël”.

Ashton dhe Micheal

Në një intervistv me Today Parents, Michael u shpreh se si ishte ndjerë kur Ashton zbuloi se ai kishte paralizë cerebrale në një intervistë televizive në 2003. Paraliza cerebrale është “një grup çrregullimesh që ndikojnë në ekuilibrin, lëvizjen dhe tonin e muskujve”.

“Isha shumë i zemëruar. Shumë i zemëruar. Mbaj mend që fola me të për këtë”, tha Michael. “Unë nuk doja të isha fytyra e CP. Nuk kam folur kurrë për të”, vazhdoi ai.

Megjithatë, Michael tha se ai e fali Ashton për shkak të mënyrës sesi zbulimi i Ashton ia ndryshoi në të vërtetë jetën për të mirë. “[Ashton] më bëri favorin më të madh që ka bërë ndonjëherë sepse më lejoi të jem vetvetja”, tha ai.

Michael vazhdoi të tregojë se sa mbështetës dhe mbrojtës ka qenë Ashton ndaj tij që kur ishin të rinj, transmeton UBT News.

Micheal dhe Ashton

“Unë i kisha të gjitha stereotipet që vijnë me paaftësinë. Më thërrisnin çdo emër në shesh lojërash. E kisha të vështirë të bëja miq”, tha ai. “Por e kisha [Ashton] atje për të më ndihmuar dhe mbështetur”.

Micheal tregoi një histori për një kohë kur ai u bullizua nga një grup dhunuesish dhe Ashton e mbrojti atë. “Vëllai im u grind me ta. Ai u ngrit për mua. Ai donte që ata të më trajtonin me respekt. Dhe kjo për mua ka shumë vlerë”.

Sa i përket vitit 2021, Michael po jeton jetën e tij më të mirë në Kolorado me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Ai është gjithashtu një zëdhënës i Fondacionit të Paralizës Cerebrale dhe një këshilltar i Joshin, i cili është një aplikacion që ndihmon familjet të gjejnë “kujdestarë apo dado” për ata që jetojnë me aftësi të kufizuara./UBTNews/

Exit mobile version