Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sahrif urdhëroi hetim për disa audio incizime të zbuluara që supozohet se janë zhvilluar mes ish-kryeministrit Imran Khan dhe ndihmësve të tij, duke thënë se ato përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.
Në incizime, Khan duket se u thotë zyrtarëve të Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI) që të trajtojnë me takt kodin diplomatik të supozuar të “ndryshimit të regjimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Në muajin prill, mes një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij nga partitë opozitare, Khan pretendoi se ai posedonte një “letër” e cila sipas tij dëshmonte përfshirjen e Washingtonit në një tentativë për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Khan, i cili u votua më pas nga Parlamenti, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se e ndëshkuan atë për ndjekjen e “një politike të jashtme të pavarur”.
Në audio incizimin e parë, që u shfaq të mërkurën, dëgjohet një zë, që besohet të jetë i Khan-it, duke thënë: “Ne duhet vetëm të ‘luajmë’ me këtë. Nuk kemi pse të përmendim [ndonjë shtet ]”.
Por Khan nuk është i vetmi politikan i njohur pakistanez, audioja e të cilit është publikuar. Javën e kaluar u publikuan edhe disa incizime në të cilat pretendohet se është i përfshirë edhe kryeministri Sahrif./UBTNews/