UBT News

Si e tregon trupi juaj mungesën e proteinave?

Edhe pse proteinat janë jetike për funksionimin e trupit, mungesa e tyre shpesh mbetet e pavënë re.

Shumë njerëz konsumojnë më pak proteina sesa u nevojitet, shpesh pa e ditur, ndërsa shenjat paralajmëruese injorohen.

Proteinat kanë rol thelbësor në organizëm, nga ndërtimi i muskujve deri te ruajtja e lëkurës, flokëve dhe thonjve të shëndetshëm.

Kur trupi nuk merr mjaftueshëm prej tyre, shfaqen simptoma që nuk duhen neglizhuar.

Shenjat e mungesës së proteinave:

Uria e vazhdueshme: Nëse ndiheni të uritur edhe pas vakteve të bollshme me kalori, kjo tregon mungesë proteinash, pasi trupi kërkon blloqet ndërtuese që i duhen për të funksionuar siç duhet.

Dobësim i flokëve, lëkurës dhe thonjve: Flokët që bien, thonjtë e brishtë dhe lëkura e thatë lidhen me nivel të ulët të proteinave.

Humbje e masës muskulore: Në mungesë të proteinave, trupi përdor indet muskulore si burim energjie, gjë që shkakton dobësi, humbje force dhe energjie.

Sa proteina na duhen?

Rekomandohet 0.8 gram proteina për kilogram të peshës në ditë. Kjo ndryshon sipas moshës, nivelit të aktivitetit e gjendjes shëndetësore.

Në periudha, si gjatë rikuperimit nga sëmundjet apo tek gratë në fazën e perimenopauzës nevojat për proteina mund të jenë më të larta.

Monitorimi i konsumit të proteinave është thelbësor për energji, shëndet dhe funksionim të trupit. Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme,  rishikoni dietën ose këshillohuni me një nutricionist për mënyrat më të përshtatshme të përmirësimit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version