UBT News

Si e krijuan peshqit top një prej mistereve më të mëdha të oqeaneve?

“Rrathët e mistershëm” të gjetur në shtratin e detit rezulton se janë një fole e ndërtuar nga disa krijesa që ti s’e pret.

Disa vite më parë, në ujërat nëntropikale të Japonisë jugore, zhytësit vunë re forma të mëdha gjeometrike të skalitura në shtratin e detit me rërë. Rrathët ishin afërsisht dy metra dhe formoheshin nga dy unaza koncentrike me fole që përhapeshin nga qendra. Ata ishin një version ujor i rrathëve të pashpjegueshëm në ara. Askush nuk mund të kuptonte se çfarë ose kush i kishte bërë këto forma misterioze.

Autori? Një peshk i vogël top!

Më pas, një ekip shkencëtarësh më në fund panë artistët e shtratit të detit në veprim. Ata panë një peshk top të vogël, mashkull (nga gjinia Torquigener), rreth 12 cm i gjatë, duke shkuar si shigjetë drejt rërës, duke tundur pendët e tij dhe duke krijuar modele në rërë. Pas kësaj, u vunë re më shumë peshq top që skalitnin në rërë duke bërë rrathë në shtratin e detit dhe secili kryente një seri hapash të ngjashëm.

Si i krijojnë këto vepra arti?

Si fillim, një mashkull gjurmon format bazë rrethore, pastaj i zbukuron me kreshta duke notuar nga brenda në kënde të ndryshme. Më pas, ai e plotëson rrethin me vija të ndryshme. Për dorën e fundit, mashkulli mbledh copa koralesh të ngordhura dhe guaska për të zbukuruar krijimin e tij në shtratin e detit. I gjithë procesi zgjat të paktën një javë.

Siç duket, këto forma janë fole.

Dizajni rrethor duket se kanalizon ujin e freskët drejt mesit të folesë, kështu që pavarësisht se në cilën anë rrjedh rryma, uji i ëmbël i pasur me oksigjen futet në zonën qendrore të vezëve, duke krijuar kushte ideale për zhvillimin e vezëve.

Nëse një femre i pëlqen pamja e një foleje, ajo i lëshon vezët e saj në mes dhe më pas largohet, duke e lënë mashkullin punëtor të rrijë aty për gjashtë ditë të tjera, duke ruajtur folenë dhe vezët, ndërsa vepra e tij artistike gradualisht prishet dhe zhduket. Sa herë që ai do të tërheqë një partner tjetër, duhet të ndërtojë një fole të re./syri.net/

Exit mobile version