Roveri ‘Perseverance’ i zbarkuar në Planetin Mars, ka marrë me vete 2 mikrofona dhe tashmë për herë të parë në histori, NASA po na lejon të bëjmë regjistrime zanore në mënyrë direkte në Mars. NASA na e ka bërë të mundur edhe ne.
Edhe pse Toka dhe Marsi janë planetë tërësisht të ndryshëm, mund t’ju qetësojë ndopak fakti se nëse do të ishit në Mars, zëri juaj do të ishte ‘pak a shumë i njëjtë’ me atë origjinal. Nëse do të ishit duke qëndruar në Mars, do të dëgjoheshit me zë me të ulët, një version më i mbytur i asaj që do dëgjohej në Tokë, dhe dikujt do t’i duhej të priste më gjatë për të dëgjuar atë që po i thoshit.
Në Mars, atmosfera është tërësisht ndryshe nga ajo e jona. Por, ndryshimi më i madh në audio, do të ishte tek tingujt zanorë me frekuenca të larta. Për shembull, tinguj me të cilët jemi mësuar këtu në tokë si zilet, fishkëllimat apo kënga e zogjve do të ishin gati të padëgjueshëm në Mars.
Si funksionon zëri?
Kur dëgjojmë tinguj, ajo që po përjetojmë në të vërtetë është vibrimi i daulleve tona të veshit. Ky vibrim vjen si pasojë e presionit të valëve që udhëtojnë nga burimi i tingullit tek veshët tanë. Në mënyrë që të vijnë deri tek ne ama, këtyre valëve u duhet një mjet me të cilin të lundrojnë nëpër ajër. Valët e zërit mund të udhëtojnë edhe me anë të lëndëve të lëngshme dhe të ngurta, por shumica e asaj që ne dëgjojmë vjen nga ajri.
Çfarë ndryshon në Mars?
Marsi ka një atmosferë shumë më të pazakontë se Toka, me temperatura, dendësi dhe kimi shumë më të ndryshme. Këto diferenca do të kontribuonin në 3 efekte mbi tingullin që do dëgjonim:
Shpejtësia e Zërit
Zëri i emetuar në atmosferën e acartë të Marsit do të kërkonte pak më gjatë për të mbërritur tek veshët tuaj. Me një temperaturë sipërfaqeje rreth -63 gradë Celsius, Marsi ka një shpejtësi më të ulët të zërit, rreth (~240 metra për sekondë.
- Volumi
Niveli i tingullit që ju do të dëgjonit do të ishte automatikisht më i ulët në Mars. Atmosfera marsiane është rreth 100 herë më e dendur se ajo e Tokës – por, në të njëjtën kohë, në Mars ka shumë më pak atmosferë se këtu tek ne. Kjo bën që sinjali zanor të jetë shumë më i butë. Në Mars do të duhet të qëndroje shumë pranë dikujt për ta dëgjuar ç’ju thotë.
- Kualiteti i Tingullit
Atmosfera e Marsit e përbëre nga 96% dioksid karboni, do të absorbonte shumë tinguj me frekuencë të lartë, ndaj vetëm tingujt me frekuencë të ulët do të udhëtonin distanca më të gjata. Ky efekt njihet si ‘rrallimi’ i zërit – një dobësim i sinjalit tek frekuenca të caktuara që do të ishte shumë më i dallueshëm sa më larg të ishit nga burimi i zërit.