Kandidati i AKR-së, Selim Pacolli ka njoftuar përmes një reagimi në Facebook se nuk i është certifikuar kandidatura për kryetar të Prishtinës nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Pacolli e ka quajtur këtë vendim arbitrar dhe të palogjikshëm.
“Me saktë, afati ishte të Premten, ndërsa deklarimi të Hënën, në orën 8 të mëngjesit në prezencën time fizike. Kjo vonesë ka ndodhë si pasojë e udhëtimit tim për çështje shëndetësore jashtë vendit. Edhe pse në esencë ky është një vendim arbitrar dhe i palogjikshëm, vendimet e gjyqësorit janë të shenjta dhe të padiskutueshme”, ka shkruar mes tjerash Pacolli në Facebook.