UBT News

Si ‘Centaurus’, nënvarianti i Omicron, po bëhet lloji dominues?

Një nënvariant i Omicronit po i pushton titujt e mediave rreth botës, ndërsa agjencitë shëndetësore dhe virologët besojnë se mund të bëhet variant dominues në pandeminë e vazhdueshme të koronavirusit.

BA.2.75 është thuajse varianti dominues në Indi, pasi së pari u detektua atje në muajin maj. Ky nënvariant u shfaq edhe në dhjetëra vende tjera, sikurse në Britani të Madhe, Gjermani dhe Holandë.

Për shkak se po kalon llojin e mëparshëm dominues në Indi – BA.5 – virologët mendojnë se mund të jetë më i transmetueshëm dhe për këtë arsye ka të ngjarë të bëhet dominues në vendet tjera. Por ata paralajmërojnë se nuk kanë ende të dhëna të mjaftueshme për të dhënë deklarata përfundimtare si kjo.

Instituti holandez i Shëndetit Publik njoftoi këtë javë se BA.2.75 është identifikuar edhe në Holandë, duke thënë se dihet pak për të. Kjo ngre frikën se mund t’i rezistojë imunitetit të krijuar përmes vaksinimit ose infeksionit të mëparshëm COVID-19.

Pse emërtimi ‘Centaurus’?

BA.2.75 ka marrë emrin “Centaurus”, megjithëse nuk ka marrë ende zyrtarisht një shkronjë greke nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSh-ja këmbëngul se ky është nënvariant i Omicron.

Emri ‘Centaurus’ erdhi sipas një përdoruesi të Twitter, @xabitron1, i cili shkroi më 1 korrik: “Sapo e emërova variantin BA.2.75 sipas një galaktike. Emri i tij i ri është ‘Centaurus’. Mësohu me të. Sot, unë komandoj çdo gjë rrreth pandemisë”.

Pse është ndryshe?

BA.2.75, sikurse BA.5, është një nënvariant i Omicron, formë shumë e transmetueshme e koronavirusit që shpejt u bë dominues në mbarë botën këtë vit. Ekspertët thonë se fakti që tani po kalon BA.5 në Indi, sugjeron që ky variant mund të bëhet dominues edhe në vendet tjera./UBTNews/

Exit mobile version