UBT News

Si arritën deri në konflikt të hapur Izraeli dhe palestinezët?

Palestinian passes Israeli soldiers patrolling in a street of Gaza on December 20, 1987 as rioting continue for the 12th consecutive day. The First Intifada, a Palestinian uprising against the Israeli occupation of the Palestinian Territories erupted in the Jabalia refugee camp and quickly spread throughout Gaza, the West Bank and East Jerusalem. (Photo by ESAIAS BAITEL / AFP) (Photo by ESAIAS BAITEL/AFP via Getty Images)

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës kanë ekzistuar që para themelimit të kombit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dy anët kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar përgjatë konfliktit mes dy palëve gjatë dekadave të fundit.

Dhuna është rritur veçanërisht këtë vit. Numri i palestinezëve – militantë dhe civilë – të vrarë në Bregun Perëndimor i cili u pushtua nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë në gati dy dekada. E njëjta ka ndodhur edhe te izraelitët dhe të huajt – shumica prej tyre civilë – të vrarë në sulmet palestineze.

Izraeli dhe grupi militant Hamasi kanë qenë të përfshirë në konflikt të armatosur që daton që nga Kryengritja (Intifada) e Parë Palestineze e vitit 1987, kundër pushtimit izraelit të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

Izraeli e mori Gazën nga Egjipti në luftën e vitit 1967 dhe pastaj u tërhoq në vitin 2005. Territori i vogël – shtëpia e 2 mijë palestinezëve ra nën kontrollin e Hamasit pas luftës së shkurtër civile me Fatahin, një fraksion rival palestinez që është shtylla kurrizore e Autoritetit Palestinez.

Pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës, Izraeli dhe Egjipti urdhëruan rrethimin e plotë të territorit, i cili po vazhdon. Gjithashtu Izraeli mban bllokadën ajrore dhe detare në Gaza.

Para operacionit të së shtunës, lufta e fundit midis Hamasit dhe Izraelit ishte në vitin 2021, e cila zgjati për 11 ditë dhe la të paktën 250 njerëz të vdekur në Gaza dhe 13 në Izrael.

Sulmi i së shtunës ndodhi në 50-vjetorin e luftës së vitit 1973, kur fqinjët arabë të Izraelit filluan sulmin e befasishëm ndaj Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor të vitit 1973./UBTNews/

Exit mobile version