Greqia tha se do t’i dërgojë Ukrainës “pajisje mbrojtëse” dhe ndihmë humanitare. Dy avionë transporti ushtarak do të nisen për në Poloninë fqinje të dielën, sipas zyrës së kryeministrit të Greqisë, por detaje të tjera nuk u bënë të ditura.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Qeveria e tij do të dërgojë 1 mijë armë anti-tank dhe 500 raketa Stinger për Ukrainën.
Britania është në mesin e mbi 25 vendeve që u zotua se do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur krijimin e “koalicionit të fuqishëm në mbështetje të Ukrainës”.
“Është tashmë e vërtetë. Ne po pranojmë armë, barna, ushqime, naftë dhe para”, shtoi ai./UBTNews/