A e keni vënë re se sa pak individë nuk dinë si të përballen me komplimente? Njerëzit kanë tendencë të sabotojnë komplimentet e njerëzve të tjerë. Ndonjëherë, madje edhe thjesht komplimentet për veshjet.
Ata lavdërojnë këpucën tonë, ne themi se është e vjetër, është sikur as nuk besojmë se jemi vërtet të lavdërueshëm. Kjo është e çuditshme.
Në fakt nuk është e lehtë të kultivosh një imazh pozitiv për veten, pasi shumica prej nesh është larg përsosjes estetike të promovuar nga media në përgjithësi.
Ne e shohim veten aq larg nga ato modele bukurie që na rrethojnë, nga ai konsum i shfrenuar, nga ai gëzim i shkujdesur dhe i vazhdueshëm, saqë ndjehemi gjithnjë e më pak të denjë për lumturinë.
Për më tepër, ekziston një konkurrencë e madhe, jo vetëm në vendin e punës, por në fusha të ndryshme të jetës sonë, përfshirë familjet tona.
Shumë i llogarisin fjalët, gjestet, sjelljet, në mënyrë që ato të mos jenë afër thelbit të tyre. Shumë veprojnë vetëm për të marrë atë që duan, pavarësisht nga ndjenjat e të tjerëve dhe kjo e bën besimin tonë te njerëzit gjithnjë e më të brishtë.
Ne rritemi në kërkim të pranimit, ndërsa jemi të bombarduar me defektet tona të pretenduara e të bërtitura fort, ditë pas dite. Dhe, për t’i bërë gjërat edhe më keq, kemi një tendencë për të mbajtur atë që është e keqe, e në të njëjtën kohë e fshijmë shpejt atë që është e mirë.
Prandaj, urgjentisht na duhet të marrim lavdërime, dhurata, mirësi, me mendje dhe zemër të hapur, pa rezerva, pa shqetësime. Eshtë kaq e nevojshme që njerëzit të kapen pas asaj që është e mirë, është kaq e vlefshme të mbajnë atë që është pozitive në zemrat e tyre.
Ka aq shumë të keqe, sa duhet të shpëtojmë veten. Të falenderojmë. Nëse komplimentet janë false, problemi nuk do të jetë kurrë i yti. Jini realë, dashurojeni veten. Jeni kaq të veçantë!/bota.al