UBT News

Shumë kompani vendëse prezantuan produktet ushqimore në panairin e organizuar nga UBT

Festivali më i madh ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2021”, sot ishte nikoqir i organizimit të panairit të produkteve ushqimore, organizim ky në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT.

Në panair i pranishëm ishte edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi i cili u uroj mirëseardhje pjesëmarrësve që ishin nga industria e që prezantonin produktet e tyre, duke vlerësuar lartë rolin që luajnë në shoqëri, si dhe nivelin e rëndësisë që UBT i ka dhënë Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji.

Në këtë panair, u ekspozuan produkte të ndryshme ushqimore të cilat ishin përgatitur nga studentë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, por edhe produkte që vinin nga industria.

Panairi i produkteve ushqimore zgjoi shumë interesim tek njerëzit të cilët ishin pjesëmarrës, të cilët shijuan produktet e përgatitura me shumë zell dhe përkushtim, produkte këto të prodhuara në laboratorë me parametra të duhur fiziko-kimikë.

Ky aktivitet është nismë e studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, dhe u organizua në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.

Exit mobile version