Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se është thelbësore që Ukrainës t’i sigurohet urgjentisht municione të reja për të kundërshtuar pushtimin e Rusisë.
“Është shumë e rëndësishme që ne të furnizojmë Ukrainën me municionet e nevojshme dhe ta bëjmë këtë shpejt”, u tha Scholz ligjvënësve të enjten.
“Së bashku me partnerët tanë evropianë ne do të vazhdojmë të sigurojmë që Ukraina të marrë armë dhe pajisje për të mbrojtur veten”, tha Scholz.
“Në Këshillin Evropian, ne do të vendosim për masa të mëtejshme së bashku me partnerët tanë të BE-së për të arritur një furnizim edhe më të mirë dhe të vazhdueshëm”, tha ai, duke shtuar se “ne jemi të përgatitur të hapim qasjet tona të prokurimit edhe me vendet e tjera”.
Scholz tha se gjatë 12 muajve të fundit Gjermania ka mbështetur Ukrainën me afro 15 miliardë dollarë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit të Rusisë, e cila është “një shumë e konsiderueshme – por është e përshtatshme për vendin tonë”, tha ai./UBTNews/