Shumë fëmijë janë “të zhdukur nën rrënoja” pas sulmeve ajrore izraelite në Liban, paralajmëroi agjencia e fëmijëve e OKB-së.
Zëvendëspërfaqësuesja e UNICEF-it për Libanin, Ettie Higgins në një konferencë për media të martën tha se më shumë fëmijë u vranë në Liban brenda një dite sesa në të gjithë vitin e kaluar.
“Ne po marrim raporte se qindra fëmijë janë kapur nëpër rrugë të rrezikshme në të gjithë vendin”, shtoi ajo.
Agjencisë iu kërkua gjithashtu për herë të parë të hënën që të sigurojë automjete të lëvizshme mortore për të ruajtur mbetjet e fëmijëve, shtoi Higgins.
“Nëse i kthehemi një konflikti si ato ditët e errëta të 2006-ës, ne vërtet kemi frikë si UNICEF se këtë herë, mund të jetë edhe më keq për fëmijët e Libanit”, theksoi Higgins./UBTNews/