UBT News

Shumë e dhimbshme: 3 muaj pas bashkimit familjar po ktheheshin bashkë në Kosovë, por aksidenti ia mori jetën kryefamilajrit Sevdail Rrustemi

Tri muaj pas bashkimit familjar po ktheheshin bashkë në Kosovë. Por Sevdail Rrustemi nga Podujeva nuk arriti t’i mbijetoi aksidentit të tmerrshëm në Kroaci. Ai ishte bashkë me gruan dhe dy djemët e tij, 18 dhe 16 vjeç, të cilët fatmirësisht shpëtuan.

 Postimi i tij në Facebook:

Të dielën e zezë të 25 korrikut 2021, humb jetën tragjikisht dhëndri  Sevdail Rrustemi, në aksidentin e Slavonski Brod të Kroacisë. I ndjeri rrugën e vendlindjes e kishte marrë bashkë me motrën time Minushin dhe me 2 djemtë Andin (18) e Arditin (16), me të cilët para 3 muajve kishte bërë bashkimin familjar në Gjermani. Në këtë tragjedi motra me 2 nipërit kanë arritur të mbijetojnë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por duke u hospitalizuar në spitalet e Kroacisë.

Kjo fotografi e përbashkët e dhëndrit, motrës dhe e 2 djemve anash është shkrepur pranë autobusit, pak çaste para nisjes për në vendlindje.

Ngushllime për të gjitha familjet e goditura nga tragjedia në Kroaci.

Kjo fotografi e përbashkët e dhëndrit, motrës dhe e 2 djemve anash është shkrepur pranë autobusit, pak çaste para nisjes për në vendlindje.

UBTNEWS

Exit mobile version