Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se zjarri është shuar në Prevallë dhe kjo falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë, dhe poashtu falënderoi KFOR-in për përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë./UBTNews/