Zjarri në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit është shuar dhe situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës dhe të tunelit.
Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas tokës po punohet edhe nga ajri me helikopter.
Në ndihmë të forcave, janë edhe 34 zjarrfikës te Kosovës me 9 automjete për terren malor dhe mjete autocisterne për mbushjen me ujë./A2